Skip to content

Tek AULONA POL ne përdorim përvojën, sisteme e teknologji të përparuara si dhe ekspertizën e industrisë sonë për të siguruar zgjidhje gjithëpërfshirëse të sigurisë, që kombinohen për të ndihmuar në mbrojtjen e klientëve tanë nga kërcënimet dhe për ti fuqizuar ata me qëllim që të marrin vendime më të mira e më të informuara në lidhje me operacionet e tyre të sigurisë.

Shërbimet tona

  • Mbrojtje me sisteme alarmi të integruara.
  • Mbrojtje të afërt fizike.(VIP)
  • Ruajtja dhe Siguria fizike.
  • Sigurim të sistemit bankar me roje të brendshme dhe të jashtme.
  • Mbikqyrje të objekteve nëpërmjet sistemeve CCTV.
  • Transportim të vlerave monetare dhe sendeve të çmuara.
  • Sigurim eventesh kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Komandimi dhe Kontrolli (Monitorim dhe vëzhgim 24/7)
  • Teknologji dhe sisteme të avancuara të sigurisë.
  • Shërbimin e Poligrafit (makinës së të vërtetës)
  • Patrullim me Dron
  • Suport Teknik të vazhdueshëm
  • Analiza e riskut dhe planet e sigurisë
  • Siguria Detare
  • Sigurim aktivitetesh sportive dhe kulturore

Komandimi dhe Kontrolli

E gjithë siguria e lëvizshme komandohet e kontrollohet nga qëndrat e operacioneve të Aulona Pol që janë ngritur për të menaxhuar shpërndarjen e shërbimeve të sigurisë.

Mbrojtje me sisteme alarmi të avancuar

Sistemi i alarmit funksionon në kohë rekord. Pajisjet e teknologjisë së avancuar me anë te sensorëve dhe sirenave bëjnë lajmërimin në kohë reale në Salla Operative në kohë reale.

Transportim të vlerave

Ekipet e shoqërimit në transport janë të trajnuar për të përmbushur kërkesat e rrezikut kërcënues dhe madhësinë e autokolonës.

Import, Eksport dhe tregëtim të armëve

Kompania Aulona Pol është e licencuar për tregtimin e armëve të kategorive B1, B4, C dhe D. Armë zjarri të shkurtra apo të gjata.

Ruajtja dhe Siguria fizike

Aulona Pol ofron sigurim të objekteve me roje sigurie të trajnuar dhe profesionistë që mbrojnë personelin e klientit, objektet, pasuritë, zyrat, vendbanimet, kampet dhe pajisjet e tyre.

Mbrojte e afërt fizike(VIP)

Ne ofrojmë sigurim fizik të personave (truprojë) me një elitë profesionalistësh të trajnuar shumë mirë dhe me eksperiencë të cilët kanë kaluar nëpër kontrolle shumë rigoroze.

Poligrafi – makina e të vërtetës

Aulona Pol ofron sigurim të objekteve me roje sigurie të trajnuar dhe profesionistë që mbrojnë personelin e klientit, objektet, pasuritë, zyrat, vendbanimet, kampet dhe pajisjet e tyre.

Patrullimi me dron

Dronet autonome kryejnë automatikisht, vazhdimisht dhe në distancë patrullime të sigurisë rrethuese, inspektime portash, monitorim parkingu, inspektime inventari dhe më shumë – të gjitha pa nevojën e personelit shtesë të sigurisë.

Analiza e riskut dhe planet e sigurisë

 Shërbimi që ofron kompania jonë për klientin bëhet duke respektuar në mënyrë rigoroze procedurat e sigurisë dhe ato të konsumatorëve.

Siguri detare

Kompania jonë ofron sigurimin e porteve dhe është e licencuar si eksperti kryesor i kodit ISPS e nga Drejtoria e Përgjithshme Detare Shqiptare.

“Siguria nuk është thjesht një produkt, por një proces”