Skip to content

Staf i kualifikuar

Punonjësit tanë janë me eksperiencë në fusha të ndryshme. Shumica e ekipit të menaxherëve kanë eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë, të trajnuar me standartet më të larta, fleksibël dhe të përshtatshëm – Kurdo që ju keni nevojë për një shtesë në sigurinë tuaj, ose të gjitha kërkesat tuaja për sigurinë, ne do të plotësojmë nevojat dhe specifikimet tuaja.

Gjithashtu, ekipet tona mund të trajnojnë punonjësit tuaj për të përdorur teknologjinë tuaj.

Ne kemi vendosur standardet më të larta për punonjësit tanë. Çdo punonjës është i trajnuar se si të mendojë, veprojë dhe të reagojë për zgjidhjen e problemeve përpara se ato të ndodhin. Menaxherët tanë me eksperiencë janë në ndihmë të punonjësve 24/7. Kjo do të thotë që ju të qëndroni të sigurtë sepse një ekip i dedikuar për t’ju dhënë siguri dhe standarde të larta të shërbimit të klientit, punon për ju.

Karriera

Etika e shërbimit të kompanisë bazohet në punën në grup. Kompania përpiqet të krijojë një ambient pune ku stafi vlerësohet dhe të ndihet i vlerësuar.
Theks i veçantë i është dhënë çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë, si dhe zhvillimin e aftësive udhëheqëse të menaxherëve e punonjësve tanë.
Nxitja, motivimi dhe mirënjohja janë po aq të rëndësishme dhe shfaqen në politikat e kompanisë.
Rezultatet janë shumë pozitive dhe punonjësit ndjehen krenarë që punojnë në Aulona Pol.

TRAJNIMI

“Aulona Pol 1” sh.pk, ka angazhuar energjitë e saj në një politikë të punës në grup, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe rritjes së marrëdhënieve afatgjata në biznes. Ne investojmë në trajnimin e stafit sipas koncepteve dhe standardeve më të mira ndërkombëtare, për të krijuar një mjedis pune konkurrues dhe profesional, në funksion të përmbushjes së misionit tonë.

Stafi ynë është licencuar dhe trajnuar në të gjitha aspektet e menaxhimit të sigurisë, përfshirë trajnimin psikofizik, ligjor, të ndihmës së parë, reagimit në kushte të emergjencave, zgjidhjen e konflikteve, raportimin dhe kërkesat e rregullimit të shërbimit.

Sipas nevojës për njohuri janë zhvilluar trajnime edhe për përmirësimin në aftësitë e komunikimit në marrëdhëniet me publikun dhe klientin, njohjen me politikat strategjike të kompanisë, etj.

Super Efiçentë

Jemi në gjendje të sjellim shërbimin e dëshiruar të sigurisë duke maksimizuar fitimin tuaj.

Të përkushtuar

Shërbimi ynë I dedikohet sigurisë suaj.

Shumë të kualifikuar

Eksperienca dhe trajnimi profesional i stafit tonë janë garancia e sigurisë suaj.