Ne krijojmë standarde, të tjerët na ndjekin!

Rreth nesh
Shoqëria “Aulona POL 1” është një nga ofruesit kryesorë të sigurisë dhe zgjidhjeve të zgjuara që u shërbejnë konsumatorit dhe biznesit përmes degëve e qendrave të monitorimit në të gjithë Shqipërinë.
Kompania, si një prej rrjeteve më të mëdha të profesionistëve të sigurisë në Shqipëri, ofron shumë mënyra për të ndihmuar në mbrojtjen e klientëve.
Ajo ofron kreativitet përmes investimeve në infrastrukturë, teknologji dhe burime njerëzore për: biznese vendase dhe të huaj, të bankave të nivelit të dytë, biznese të vogla, banesa, dhe klientë të ndryshëm.
Kush jemi?
Kompania “Aulona Pol 1” sh.pk, u krijua në 07.01.2002, me një vizion të qartë për zgjerimin, përsosjen dhe rritjen e cilësisë në ofrimin e shërbimit “SIGURI”.
Në nivel kombëtar “Aulona Pol 1” është licencuar nga qeveria shqiptare si për aktivitetet në fushën e sigurisë së objekteve; personave; aktiviteteve të ndryshme socio-kulturore, sportive, fetare dhe politike; sigurimin dhe shoqërimin e vlerave monetare dhe sendeve me vlerë gjatë transportit; eksport, import e tregtim armësh; si autoritet i sigurisë në porte e aeroporte; me certifikatën e Sigurimit Industrial; etj.
Në nivel ndërkombëtar jemi certifikuar me nivel ISO.
E vetmja kompani sigurie në Shqipëri që ka sjellë shërbimin e poligrafit nëpërmjet certifikimit të ekspertit të saj në BE.


Udhëhiqemi nga vlerat
• Profesionalizëm
• Efektivitet
• Përkushtim
• Sinqeritet
• Transparencë
• Inovacion
• Shëndeti dhe siguria
Efiçentë
Jemi në gjendje të sjellim shërbimin e dëshiruar të sigurisë duke maksimizuar fitimin tuaj.
Të përkushtuar
Shërbimi ynë I dedikohet sigurisë suaj.
Shumë të kualifikuar
Eksperienca dhe trajnimi profesional i stafit tonë janë garancia e sigurisë suaj.

Agim ALIMEMA
Drejtor Bordi

Flamur Çelaj
Themelues

Ilir Gjoci
Drejtues teknik