Pse Aulona Pol?
I përshtatemi veçantive tuaja.
Staf i kualifikuar
Teknologji e pajisje bashkëkohore
Përgjegjësi sociale:

Aulona Pol ushtron aktivitetin e saj në 12 Qarqe të vendit, bazuar në ndarjen administrative territoriale të Republikës së Shqipërisë. Shtrihet në 100 % të qyteteve kryesore dhe 90 % të qyteteve të kategorisë së dytë.

Programi i shërbimit tuaj të sigurisë nuk mund të jetë i njëjtë me një program të sigurisë të një kompanie apo klienti tjetër. Kjo është arsyeja pse ju keni nevojë për një zgjidhje të përshtatur për kërkesat tuaja unike. Që nga viti 2000, shoqëria “AULONA POL 1” ka ofruar zgjidhje të personalizuara të sigurisë fizike për të përmbushur nevojat specifike të organizatave të çdo madhësie.
Zgjidhja që ofrojmë ne është më shumë se thjesht menaxhim i fuqisë punëtore, pra shërbimeve fikse; patrullave dhe grupeve të gatshme. Ne kombinojmë personelin, trajnimin e teknologjinë e duhur me ekspertizën e industrisë dhe përgjegjshmërinë e menaxhimit qendror dhe lokal. Kësaj i shtojmë shërbimin tonë cilësor dhe suksesin e shënuar deri tani; e kjo është arsyeja pse AULONA POL ka një reputacion për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientin.
Suksesi i kompanisë “Aulona Pol 1” bazohet në një shërbim të shpejtë, efikas dhe të garantuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi.
Staf i kualifikuar
“Aulona Pol 1” sh.pk, ka angazhuar energjitë e saj në një politikë të punës në ekip, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe rritjes së marrëdhënieve afatgjata në biznes. Ne investojmë në trajnimin e stafit sipas koncepteve dhe standardeve më të mira ndërkombëtare, për të krijuar një mjedis pune konkurrues dhe profesional, në funksion të misionit tonë. Stafi ynë është licencuar dhe trajnuar në të gjitha aspektet e menaxhimit të sigurisë, përfshirë trajnimin psikofizik, ligjor, të ndihmës së parë, reagimit në kushte të emergjencave, njohjen me politikat strategjike të kompanisë, aftësitë e komunikimit në marrëdhëniet me publikun dhe klientin, zgjidhjen e konflikteve, raportimin dhe kërkesat e rregullimit të shërbimit.
Teknologji e pajisje bashkëkohore
Teknologjia në dispozicion të AULONA POL dhe analizat e brendshme të vazhdueshme bëjnë të mundur që ekipi i sigurisë në shërbimin tuaj të jetë gjithmonë i angazhuar në reagim të shpejtë e të informuar për situatat, si dhe të jetë i pajisur me rekomandimet e duhura për të krijuar në mënyrë efektive ambiente më të sigurta.
“Aulona Pol 1” ka flotën më të madhe të automjeteve të blinduara në industri, dhe synon cdo ditë e më shumë modernizimin e tyre. Me një potencial mbi 55 automjete të kalueshmërisë së ulët dhe të lartë si dhe mbi 15 motorra shërbimi ne jemi në gjendje të organizojmë shërbim të posacëm në cdo pjesë të territorit të Republikës së Shqipërisë në 24 orë 7 ditë të javës.
Ne disponojmë pajisje bashkëkohore të cilat të kombinuara me përvojën dhe ekspertizën tonë ofrojnë sigurinë që ju nevojitet për mbrojtjen e aseteve tuaja. Shërbimi ynë cilësor ju ndihmon të arrini qëllimet e maksimizimit të fitimit tuaj duke garantuar qetësinë tuaj.
Pajisja e Poligrafit, Droni, etj, janë treguesit kryesorë të vizionit ambicioz e bashkëkohor që ka kjo kompani, cka e bën atë unike në industrinë e sigurisë.
Përgjegjësi Sociale:
“Aulona Pol” përcakton dhe zbaton një Kod Etike të detyrueshëm dhe Kodin e Sjelljes për menaxhimin e tij dhe të gjithë punonjësit e tyre. Për më tepër, “Aulona Pol” i kushton vëmendje në mënyrë të veçantë projektimit aktiv, zhvillimit dhe zbatimit te projekteve sociale miqësore për të gjithë punonjësit e saj dhe familjet e tyre.
Aulona Pol
Bashkëpunon me kompani që operojnë në fushën e sigurisë në rajonin e Ballkanit, si dhe me kompani prestigjoze të cilat operojnë në tregun Botëror të ruajtjes dhe sigurisë.
Kompania jonë e siguron aktivitetin e saj nëpërmjet Policës së Sigurimit duke dhënë garanci klientit, për të gjitha dëmet që mundet ti shkaktohen në fushën e sigurisë.
Le të sigurojmë së bashku projektin tuaj të radhës
Analizojmë, planifikojmë dhe ekzekutojmë projektin në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të ofrojmë siguri maksimale në përputhje të plotë me kërkesat e klientit.