Partneri juaj i Sigurisë
Ne krijojmë një zgjidhje sigurie pro-aktive, të dizenjuar për ju, që jo vetëm plotëson nevojat tuaja, por edhe ju jep lirinë për të krijuar dhe prodhuar më tepër.
Breaking News : Aulona Pol siguron Kupën e Botës FIFA 2022 në Shqipëri
Lider në treg
Aulona Pol operon prej 20 vitesh në tregun shqiptar të sigurisë dhe që prej fillimeve të saj ka mbajtur pozicion Lideri duke ofruar nivelin më të lartë të shërbimeve të sigurisë dhe teknologji të reja.
Vizion për të ardhmen
Aulona Pol synon të ofrojë shërbimet e saj në tokë, det dhe ajër, pa kufizime hapësirash edhe në arenën ndërkombëtare.
Besueshmëri
Aulona Pol ka provuar qëndrueshmërinë e saj në sektorin e sigurisë për rreth dy dekada. Suksesi i kompanisë është ndërtuar mbi integritetin dhe plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave të klientëve tanë.

Shërbime të Sigurisë
Mësoni më shumë rreth njerëzve tanë, qasjes etike të biznesit tonë dhe shërbimeve të shumta e shpesh herë unike që ofrojmë për klientët tanë.
Tregëti, import, eksport armësh
Kompania Aulona Pol është e licencuar për tregtinë e armëve të zjarrit të llojeve të ndryshme, të përshtatshme për të plotësuar nevojat e klientëve për sport apo gjah. Gjithashtu, kompania jonë është e licencuar për import e eksport të armëve tip B1 (armë brezi pistoletë) të markave më prestigjioze në botë.


Sistemet e Sigurisë
Ofrojmë një shërbim të plotë të menaxhimit të projektit, nga konsultimi deri në planifikimin, projektimin dhe instalimin e sistemeve të sigurisë.
Shërbimet përfshijnë auditimin dhe shqyrtimet e sistemeve, një menaxher i dedikuar projekti do të jetë i ngarkuar me vlerësimin e aspekteve financiare, operacionale dhe kontraktuale të çdo projekti për të siguruar pajtueshmëri të plotë me kërkesat rregullatore dhe standardet e industrisë.

Udhëhiqemi nga vlerat
- Profesionalizëm
- Efektivitet
- Përkushtim
- Sinqeritet
- Transparencë
- Inovacion
- Shëndeti dhe siguria
Momente nga puna


Le të sigurojmë së bashku projektin tuaj të radhës
Analizojmë, planifikojmë dhe ekzekutojmë projektin në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të ofrojmë siguri maksimale në përputhje të plotë me kërkesat e klientit.